GREQI - Policia greke ka ndërhyrë me forcë në zyrat qëndrore të televizionit shtetëror ERT. Në godinë gjendeshin ende ish-punonjësit, të cilët e kishin okupuar ndërtesën që pas heqjes së sinjalit të saj në qershor, si pjesë e masave qeveritare për të ulur shpenzimet.
Pas urdhërit të prokurorisë, policia hyri në godinë në orët e para të së enjtes dhe largoi ish-punonjësit.
Që prej heqjes së sinjalit të televizionit shtetëror në qeshor, ish-punonjësit të cilët refuzuan të pranonin këtë vendim ishin mbyllur brenda godinës dhe transmetonin në lidhje direkte. Ish-punonjësit kërkonin mbështetje me banderolat e shumta jashtë godinës si dhe mesazhet në rrjetet sociale. Disa prej postimeve në internet e quajtën ndërhyrjen me forcë të policisë si një invazion ndaj demokracisë.
Simos Kedikoglou, një zëdhënës i qeverisë tha se operacioni i policisë u ndërmor për të siguruar zbatimin e ligjit. Qeveria citoi korrupsionin dhe keqmenaxhimin e fondeve si arsyet për mbylljen e ERT-së. Gjithashtu u tha se një tjetër televizion shtetëror i vogël do të hapej në vend të tij.
Në korrik, qeveria hapi një televizion të ri të quajtur Televizioni Shtetëror ose i quajtur ndryshe DT. Ky televizion ka vazhduar trensmetimin e tij nga një studio afër godinës së ish televizionit ERT, në pamundësi për t’u vendosur në këtë të fundit pasi ishte i okupuar nga ish-punonjësit e saj.
Zv/ministri përgjegjës për transmetimin shtetëror, Pantelis Kapsis, pati disa takime me ish-stafin e ERT-së por pa zgjidhje.
Ai paralajmëroi se nëse transmetimet shtetërore nuk do të mund të kryheshin nga godina e ERT-së, atëhere ajo mund të mos ketë infrastrukturën e nevojshme për të mbuluar Presidencën gjashtë mujore të Greqisë të Bashkimit Europian e cila fillon në janar 2014.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com