Një automjet i cili po transportonte drogë që dhe vinte nga kufiri me Shqipërinë është kapur nga policia greke në Prevezë.
Policia helene ka ndjekur makinën, duke e kapur në Prevezë, ndërsa u sekuestruan 97.5 kg marijuanë dhe 7 kg hashash çokollate.
Mjeti rezulton i denoncuar i vjedhur në Prevezë me 9 qershor ndërsa targat i përkasin një mjeti tjetër. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe 1 celular. Në pranga u vu drejtuesi i mjetit për të cilin nuk behët e ditur asnjë e dhenë për shkak të hetimit.