GREQI - Edhe sot vazhdon operacioni i policisë greke për kapjen e të arratisurve nga burgu i Trikallas. Mendohet se pesë prej tyre kanë tentuar mbrëmë pas mesnate të vjedhin një makinë tip "Opel Ascona", i cili ishte parkuar në një zonë pranë rrugës nacionale Domoko- Lamia, pranë spitalit të Lamias. Kështu bën të ditur "Lamiareport".
Gjithsesi burime pranë policisë greke të Athinës, bëjnë të ditur vërtetësinë e ngjarjes, por shprehin dyshimet nëse janë të arratisurit nga burgu i Trikallës të shtunën në mbrëmje.
Sipas "Lamiareport", pesë personat, të cilët mendohet se janë të arratisurit nga burgu parmbrëmë, kanë braktisur makinën kur një makinë security që patrullonte aty pranë ka ndaluar për të vëzhguar. Pesë personat kanë zbritur nga makina dhe janë larguar në errësirë në drejtime të ndryshme.
Pak orë më vonë kanë tentuar t’u rrëmbejnë makinën një çifti të rinjsh, por pa ia arritur qëllimit, pasi gjatë kohës që thyen xhamin, drejktuesi i automjetit ka bërë indietro dhe ka mundur të largohet, duke goditur me makinë edhe njërin nga personat në fjalë.
Me shpresën se janë të arratisurit nga burgu i Trikallës, policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për kapjen e tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arratisja e të burgosurve nga Trillaka