Greqi, policia sekuestron 195 kg marijuanë brenda një furgoni! Droga ishte ngarkuar në kufirin me Shqipërinë! Shoferi do ta dorëzonte tek një shqiptar

Greqi, policia sekuestron 195 kg marijuanë brenda një furgoni! Droga ishte ngarkuar në kufirin me Shqipërinë! Shoferi do ta dorëzonte tek një shqiptar

Droga e sekuestruar

GREQI- Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë shumë të madhe droge pasditen e djeshme (23 janar). Pas informacioneve të siguruara, policia ka ndaluar një furgon në aksin Patra-Athinë, konkretisht në vendin e quajtur Kiato.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 145 pako me 195 kg 60 gram marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, 67 vjecari Andonis Panagiotopoulos. Nga hetimet rezulton se mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek.

Mjeti i transportit rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator 2023, ndërkohë që i ishin vendosur targa false XZP 1586. Policia ka sekuestruar telefonin celular të drejtuesit për të zbuluar komunikimet e tij. Llogaritet që fitimi nga trafiku i kësaj ngarkese të shkonte rreth 600 mijë euro. 67 vjecari i arrestuar rezulton njëkohësisht person i shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Janinës me 8 vjet burg dhe 10.000 euro gjobë për trafik droge.

Ai është dërguar në Komisariatin e Korinthit ndëkohë që hetimet i zhvillon Prokuroria e këtij qyteti. Mësohet se ai do të paguhej 200 euro për kilogram dhe lëndën narkotike do e dorëzonte tek një shtetas shqiptar i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’