Greqi, pranga 39-vjeçares shqiptare 
...3.5 kg heroinë të pastër në trup!

Greqi, pranga 39-vjeçares shqiptare <br />...3.5 kg heroinë të pastër në trup!
Një 39-vjeçare shqiptare ka rënë në pranga të policisë greke, ndërsa akuzohet për trafikun e lëndëve narkotike.

Policia helene arrestoi 39-vjeçaren në flagrancë disa minuta pasi zbriti nga autobusi i linjes Stamboll-Selanik.

Asaj iu gjetën të fshehura në trup 3.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit, heroinë, e paketuar ne 5 pako hermetike, si dhe 1500 euro kesh, të perfituara prej trafikut të paligjshëm të lendës narkotike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 39-vjeçarja ishte pjesë e një organizate që importonte heroinë nga Turqia dhe e tregtonte atë  neëtregun grek të narkotikeve.
 
Policia greke thotë se shqiptarja ishte korriere e organizatës. Ajo sipas tyre e kishte kryer këtë rruge edhe disa herë të tjera.


droge shqiptarja 2


droge shqiptarja 3


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet