GREQI - Një shtetas shqiptar i moshës 22-vjeçare, i cili ditën e Pashkëve ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur greke në një fshat në Katerini, sot është çuar përpara gjykatës.

Shqiptari është arrestuar dje në mëngjes herët për akuzën tentativë përdhunimi kundrejt një 15-vjeçareje në rrugën kryesore të fshatit Korino të Pierias.

Ndaj tij është kaluar në ndjekje penale me akuzën për tentativë përdhunimi. Ai do të dalë të mërkurën e ardhshme përpara hetuesit dhe prokurorit në Katerini.

(e.s/shqiptarja.com)