TIRANË - Një ditë pas dështimit të raundit të parë të votimit të presidentit Stavros Dimas të propozuar nga kryeministri Antonis Samaras,
 
Greqia është vënë nën presion të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa Samaras është ende në kërkim të 20 votave nga partitë e pavarura dhe ato të vogla me qëllim shmangin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fillim të vitit të ardhshëm.
 
Deputetët e parlamentit grek votuan dje në një nga tre raundet e votimit për zgjedhjen e presidentit, Ndërkaq, 2 të tjerat do të kryhen më 23 dhe 29 dhjetor dhe nëse parlamenti grek nuk arrin të zgjedhë një president të ri, automatikisht do të shkohet në zgjedhje të përgjithshme ku e majta Syriza është në avantazh në të gjitha sondazhet.
 
Greqia po i afrohet ndërkohë edhe fundit të programit të shpëtimit, por duhet ende të zbatojë masa të tjera shtrënguese në mënyrë që të marrë këstin e fundit të ndihmës nga huadhënësit
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)