Greqi, protesta të dhunshme në Athinë, plagosen 10 policë (VIDEO)

Protesta kundër dhunës policisë në Athinë u shndërrua në një përplasje të fuqishme, midis protestuesve dhe forcave policore.

Mbi 5000 persona në periferi të metropolit grek, të paktën 70 prej tyre të maskuar, hodhën bomba molotov dhe gurë në drejtim të forcave policore. 

Ata gjithashtu sulmuan brutalisht një oficer policie me motorin e tij, duke e plagosur rëndë.

Numri i përgjithshëm i policëve të plagosur është dhjetë, tre prej tyre janë akoma të shtruar në spital për shkak të frakturave të marra.

Gjashtëmbëdhjetë persona u mbajtën në arrest, kurse 11 të tjerë që u shoqëruan u lanë të lirë.

Më herët është mbajtur një tubim  kundër dhunës së policisë, pas pamjeve virale që u shfaqën të Dielën duke treguar që oficerët sulmonin një burrë në Nea Smyrni.

Disa makina të parkuara u dëmtuan dhe pamjet e postuara në mediat sociale treguan zjarre të mëdha në të gjithë vendin.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis akuzoi partinë kryesore opozitare SYRIZA "Thirrja zyrtare e SYRIZA për pjesëmarrje në tubimet e qytetarëve në mes të pandemisë është një akt i papërgjegjësisë së madhe," tha Mitsotakis. Nga ana e saj, SYRIZA u përgjigj se Kryeministri ishte në një gjendje "paniku për shkak të paaftësisë së qeverisë së tij". Ndërkohë, konfrontimi midis qeverisë dhe SYRIZA mbi çështjen e dhunës policore do të diskutohet në Parlament të Premten, ku Mitsotakis do t'i përgjigjet një pyetjeve të opozitës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm