GREQI - Greqia është paralizuar sërish nga greva 24 orëshe e sindikatave të puntorëve të transportit publik. Sindikata greke kanë organizuar grevën në shenjë proteste pasi kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshje të reja kolektive me karakter social të Transportit Urban.
Në këtë grevë janë përfshirë punonjësit e sektorit të autobusave urbanë dhe trenave ndërqytetor. Autobusat nuk do të lëvizin gjatë ditë së enjte, ndërsa normalisht qarkullojnë tashmë tramvajet dhe metrotë.
Me anë të një deklarate sindikatat denoncojnë qeverinë për vendimin autokratik për të aktivizuar masën e mobilizimit anti - demokratik, në vend që të angazhohet në një dialog të sinqertë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja kolektive dhe për të siguruar një karakter social të Transportit Urban.
Ndërkohë në këtë grevë janë përfshirë edhe linjat e trageteve në qytetet bregdetare. Punojnësit protestojnë kundër shkurtimeve të pagave dhe masave të tjera shtrënguese të vendosura nga qeveria.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com