ATHINË - Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë, më shumë se 60 plumba, banesën e ambasadorit gjerman, Wolfgang Ntolt, në lagjen Halandri të Athinës.
Sipas policisë, nuk janë raportuar të plagosur, ndërsa hetimet për çështjen po zhvillohen nga shërbimi antiterror.
Menjëherë pas ngjarjes është informuar kryeministri, Antonis Samaras nga Ministri i Rendit, Nikos Dendias dhe komunikoi me diplomatin gjerman, ashtu sikurse dhe ministri.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Antonis Samaras i ka telefonuar kancelares, Angela Merkel ku e ka siguruar se kjo ngjarje nuk i prish marrëdhëniet mes dy vendeve dhe fajtorët do të gjenden e dënohen.

(Në foto: Ambasadori gjerman në Athinë, Wolfgang Ntolt)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com