Grekët do të shkojnë sërish javën e ardhshme drejt kutive të votimit, për të tretën herë radhazi brenda një viti, me një pasiguri rreth emblemës së qeverisë së ardhshme po jo rreth programit të saj pasi ai është vulosur tashmë, bëhet fjalë për një valë të re masash shtrënguese të nënshkruara në muajin korrik me kreditorët.
 
Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit Alexis Cipras më 20 gusht, pas shtatë muaj të qeverisjes së partisë së tij radikales së majtë “Syriza”.
 
Vendi drejtohet aktualisht nga një qeveri e përkohshme e kryesuar nga presidentja e Gjykatës Supreme, Vassiliki Thanou.
 
Cipras dorëzoi mandatin pas humbjes së një të katërtës të deputetëve të shumicës nga e majta, gjatë votimit më 14 gusht rreth planit të tretë të ndihmës për vendin të shumës prej 86 miliardë euro.
 
Kohë e vështirë për ata që kishin bërë fushatë për fundin e memorandumit. Greqia në fakt kishte nënshkruar tashmë dy plane të ngjashme që nga viti 2010, për shumën 240 miliardë euro në total.
 
Cipras kishte shpresa në fillim se mund të merrte më 20 shtator një shumicë absolute në Parlament, me humbjen e dy vendeve në janar.
 
Por duket se hoqi dorë nga kjo ëndërr pasi shumica e sondazheve të fundit paraqesin “Syriza-n” me pikë thuajse të barabarta me rivalin e saj të djathtë “Demokracinë e Re”(ND), me më pak se një pikë diferencë.
 
ND-ja në fakt duket se po përfiton nga hendeku i papritur i Evangelos Meïmarakis, pozicionuar në krye dy muajt e fundit, e cila mbron tezën e një qeverie të unitetit kombëtar me bashkimin e të gjitha partive që kanë votuar pro planit të shpëtimit, ND-ja dhe Syriza si dhe PASOK-u (socialistët) dhe To Potami (qendra e majtë).
 
Momentalisht Alexis Cipras i ka mbyllur dyert një aleance të mundshme me “Demokracinë e Re”.
 
Dalë nga zgjedhjet e janarit drejtuesi i ri 41 vjeçar i cili mban në supe një eksperiencë të gjatë në gjirin e “Syriza-s” ka përjetuar gjatë një viti mjaft ulje-ngritje në karrierën e tij./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )