Greqi, qeveria? Mision i
pamundur, ngecin negociatat

Greqi, qeveria? Mision i<br />pamundur, ngecin negociatat
ATHINE- Nëse do të arrijë qëllimin Karolos Papulias, do të kujtohet si njeriu që shpëtoi Greqinë moderne nga katastrofa financiare duke i dhënë një qeveri të unitetit kombëtar. Por nëse dështon do të mbetet në histori si presidenti i fundit i Republikës Helene kur Greqia ishte pjesë e Bashkimit Europian.

Objektivi i presidentit 82 vjecar është ajo e formimit të një qeverie të unitetit kombëtar, mes Demokracisë së Re, Pasok, Grekët e Pavarur dhe të Majtës Demokratike.

Papulias rimerr sot në orën 19:30 minuta (18 30 me orën tonë) negociatat me një takim të përbashkët me Demokracinë e Re, Syriza, E majta Demokratike.

E gjitha në tentativën dëshpëruese për të evituar që pas një muaji grekët ti rikthehen zgjedhjeve dhe ti japin fitoren të majtëve radikalë, në shenjë zemërimi kundër masave shtrënguese të krizës që dy qeveritë e mëparshme ndërmorën në bazë të memorandumit të firmosur me kreditorët ndërkombëtar. Një votë e tillë automatiksht do të conte Greqinë jashtë zonës euro. Gjithë ditën e djeshme deri në mesnatë presidenti i moshuar është impenjuar në një tur diskutimesh që edhe një burrë, sa gjysma e moshës së tij do ta kishin stresuar së tepërmi.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA
Negociatat e nisura nga e hëna e kaluar me Antonis Samaras e Demokracisë së Re, Aleksis Tsipras e koaliconit të së majtës radikale Syriza dhe lideri socialist Evangelos Venizelos dështuan. Që prej orës 19.30 minuta të mbrëmjes së djeshme deri vonë në mesnatë Papulias zhvilloi takime të vecanta me 4 krerë të partive pjesëmarrëse në Parlament, Panos Kameons të Grekëve të pavarur, Aleka Papariga, të partisë Komuniste, Niko Mihaloliakos, të Agimi i Artë dhe Fotis Kuvelis të partisë"E majta Demokratike” “Për momentin, nuk shoh mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar” citohet të ketë thënë presidenti Papulias, sipas Kouvelis kreut të partisë e majta demokratike, pas takimit të zhvilluar me këta të dy.

Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar Greqinë se nuk do të marrë ndihma të tjera për të përballuar krizën e borxheve, nëse nuk vepron në përputhje me marrëveshjet e bëra tashmë për paketat e kredive.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin