Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Kyriakos Mitsotakis

GREQI - Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, i paraqitur nga PASOK dy ditë më parë dhe nënshkruar edhe nga tre parti të tjera opozitare, Syriza, e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë,  për çështjen e ‘Tempes’, u rrëzua në seancën [plenare të Kuvendit grek, ditën e sotme.

Pas votimit nga 300 deputetë, 159 prej tyre, nga të cilët 158 ishin të PD-së, si dhe deputeti i pavarur K. Katsivardas, votuan kundër mocionit të mosbesimit, ndërsa 141 deputetë të opozitës ishin "pro".

Sipas Rregullores së Kuvendit “Mocioni i mosbesimit pranohet vetëm nëse miratohet me shumicë absolute të të gjithë numrit të deputetëve”.

Siç theksoi kryetari i Kuvendit, K. Tasoulas, debati treditor për propozimin zgjati më shumë se 40 orë, ndërsa folën gjithsej 163 deputetë.

Në veçanti, mbledhja e parë filloi mëngjesin e së martës, më 26 mars dhe përfundoi në orën tre e gjysmë të mëngjesit të ditës së nesërme. E dyta filloi mëngjesin e së mërkurës së 27 marsit dhe përfundoi në orën 3:35 të mëngjesit të nesërm. Edhe mbledhja e fundit ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje dhe ka përfunduar me votim, rreth orës 22:00.

Ky zhvillim politik me mocionin e votëbesimit ka ardhur menjëherë pas botimit të një artikulli të gazetës «To Vima» ku zbulohet se tabulatet e bisedave telefonike të përgjegjësit të stacionit të Larisës dhe makinistit të një prej trenave që janë përplasur në aksidentin fatal të Tembit me 57 viktima, janë fshirë pjesërisht dhe janë publikuar jo të plotë.

Nga ana e saj edhe partia më e madhe opozitare Syriza, nëpërmjet liderit të saj Stefanos Kasselakis, i ka bërë thirrje kryeministrit Mitsotakis të japë dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme me praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë. Deklaratës i është përgjigjur zëdhënësi i qeverisë duke thënë se kreu i opozitës, minοn shtetin dhe demokracinë greke që ka 50 vjet që kryen zgjedhje të lira.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit