Greqi, qindra taksistë në grevë, bllokojnë rrugët kryesore të Athinës: Duam ulje taksash!

Greqi, qindra taksistë në grevë, bllokojnë rrugët kryesore të Athinës: Duam ulje taksash!

Greqi, bllokimi i rrugëve nga taksitë

GREQI- Athina ka qenë sot pothuajse totalisht e bllokuar si pasojë e grevës së taksitëve të cilët kërkojnë heqjen e taksës për detyrimin e klasifikimit të taksive të reja me zero emetim, që pritet të hyjë në fuqi nga viti 2026. Gjithashtu taksistët kërkojnë që shteti të veprojë më ashpër ndaj taksistëve që operojnë pa paguar detyrimet tatimore.

Më shumë se 200 taksi kaluan në qendër të kryeqytetit grek duke bllokuar disa prej rrugëve kryesore.

Pavarësisht takimit të disa prej përfaqësuesve të taksistëve me zv.ministrin e Transporteve, nuk pati asnjë ndryshim të vendimit për vijimin e grevës.

Dita e dytë e grevës së taksive përkon me një grevë mbarëkombëtare të thirrur nga sindikata kryesore e sektorit publik të Greqisë në përvjetorin e parë të katastrofës më vdekjeprurëse hekurudhore në vend, atë të luginës së Tembit, ku nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash, u vranë 57 persona , mes tyre edhe disa me origjinë shqiptare.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it