ATHINE- Në Greqi, qytetarët po tërheqin paratë e depozituara në banka, për shkak të frikës së humbjes së panjohur që mund të pësojnë në rast se zëvendësohet euro me dhrahminë sërish. e cila mund të emetohet në rast të daljes nga eurozona. Kreu i bankës qendrore të Greqisë Jorgo Provopulo i ka deklaruar presidentit Papulias se qytetarët kanë tërhequr të paktën 700 milionë euro vetëm në ditën e hënë.
"Zoti Provopulos më tha se ende nuk ka panik, por kjo frikë mund të rritet deri në panik. Ai parashikon një total tërheqjesh deri në 800 milionë euro”, u tha presidenti politikanëve.
Prej disa muajsh është vërejtur se grekët kanë tërhequr në mënyrë konstante paratë nga bankat por asnjëherë nuk ka patur radhë në sportele në bankat e Athinës. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se grekët, e lodhur nga 5 vitet e recesionit, papunësia e lartë dhe ulja e pagave, do të votojnë një parlament të ri po aq të fragmentuar sa parlamenti i votimeve të 6 majit. Por gjasat janë që vota të anojë më shumë në krahun e ekstremit të majtë, ku shumica e partive kundërshtojnë programet e financimit ndërkombëtar. Politikëbërësit në shtetet e Bashkimit Europian dhe në Bankën Qendrore Europiane kanë paralajmëruar haptas se do të ndërpresin çdo financim në rast se Greqia shfuqizon marrëveshjet e programit të parë dhe të dytë të ndihmës financiare.
Megjithatë, shumica e qytetarëve janë të bindur se mund të vijojnë të jenë anëtarë të eurozonës edhe pa qenë të detyruar t’u binden kushteve që shoqërojnë programet e ndihmës financiare.
(gk/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Greqi, sot qeveria teknike për caktimin e zgjedhjeve të reja