Greqi/ Rajonet e prekura nga përmbytjet mbesin pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm

Si pasojë e ndërprerjes energjetike, rajonet e prekura nga përmbytjet në Greqi kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Në qytetin Volos me 150 mijë banorë, rrjeti i furnizimit me ujë është shumë i dëmtuar, prandaj banorët e zonës janë duke siguruar furnizime nëpër rrugë alternative, ka raportuar të hënën faqja e lajmeve ERT.

Sipas brigadës së zjarrit, pothuajse 4.500 persona janë shpëtuar deri më tani, mirëpo puna e ekipeve të shpëtimit është duke vazhduar. Ka ende njerëz të zhdukur dhe numri i të vdekurve nga vërshimet ka shkuar në 15 të hënën, ka thënë kjo brigadë.

Shkalla e saktë e dëmeve nuk dihet ende, pasi në shumë zona shihen vetëm çatitë e shtëpive. Javën e kaluar Greqia është përballur me stuhi të fuqishme. Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra dhe qytete.

Sasia e shiut ka arritur në nivele më shumë se 700 milimetra në më pak se 24 orë./REL

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë