Greqi, reduktime të ndjeshme punonjësish në sektorin publik

Numri i të punësuarve në sektorin publik në Greqi është reduktuar me 267 095 persona gjatë periudhës 2009-2013. "Në vitin 2009, ka pasur 952 625 punonjës publikë, ndërsa në vitin 2013 numri i tyre ra në 675 530", sipas "GreekReporter" që shton se një përqindje e të punësuarve kanë dalë në pension, ndërkohë që pjesa më e madhe janë duke punuar me kontratat të parinovuara. Të dhënat nga Ministria e Reformës Administrative në Greqi në lidhje me personelin kanë treguar se shteti në vitin 2009 ka pasur të punësuar 148 634 punonjës të përkohshëm, ndërsa në dhjetor 2013 ata ishin 12 196. Kjo do të thotë se të paktën 136 438 të punësuar me kontratë janë larguar nga sektori publik, pasi kontratat e tyre kanë përfunduar. Stafi i rregullt në sektorin publik gjatë vitit 2009 ka qenë 692 907 persona, ndërsa në dhjetor të 2013-s ai ishte ulur me pothuajse 100 000 persona duke arritur në 599 207 të punësuar. Ndërsa në maj të vitit 2014 ka pasur një ulje të mëtejshme, pasi janë regjistruar vetëm 590 908 të punësuar./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frika nga përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme, qytetarët të njoftojnë