Shifrat e koronavirusit në Greqi janë alarmante. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9,284 raste të reja. Infektimet në 24 orët e fundit kanë shënuar shifra rekord që prej shkurtit të vitit 2020.
Edhe numri i të vdekurve nga koronavirusi vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 66 viktima. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të infektimeve nga COVID dhe rënie të numrit të viktimave.
Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 20,496 viktima ndërsa numri i pacientëve të intubuar është 629. Mësohet se 533 prej tyre janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.
Gikas Majorkinis, profesori i epidemiologjisë në Greqi ka përjashtuar mundësine e vendosjes së masave të reja anti-COVID para datës 3 janar. Ai thekson se po monitorohet situata ndërsa shton se jemi para një 'stuhie' rastesh, ku mund të ketë edhe 12 mijë infektime në ditë.
“Jemi në prag të stuhisë. ‘Omicron’ është këtu. Sa më i lartë të jetë angazhimi aq më të lehtë do ta kemi për të menaxhuar këtë situatë”, është shprehur ai.
Sipas epidemiologut mbetet shqetësues fakti nëse do të ketë presione në spitale.
“Omicron është kudo dhe ka krijuar një rritje dramatike të rasteve. Mund të përballemi edhe me 10-12, 000 raste të ditë. Ajo që na shqetëson është presioni në spitale. Edhe pse ne kemi arritur një nivel të mirë të imunitetit me mbi 70 %”, tha ai duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të vaksinohen."-tha dje epidemiologu.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3009
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbytet gomonia në ishullin grek, humbin jetën 8 emigrantë, 6 prej viktimave të mitur
25 Nëntor, 15:15
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Policia greke asgjëson mbi 1 ton lëndë narkotike, i djeg në furra gjigante (VIDEO)
23 Nëntor, 18:59
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Athinë, përplasen 2 motorë, vdes 18 vjeçari shqiptar, shpëton adoleshenti grek
12 Nëntor, 18:17
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor, 12:53
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Rama ndan video nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi
4 Nëntor, 08:50
priteni kur te vije dhe ktej.
Përgjigju