Reshjet e shiut godasin kryeqytetin grek, evakuohen banorët/Video

Greqia është përfshirë nga një mot i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje masive në disa zona të kryeqytetit grek. Zona më e prekur është Mandra në Athinë, ku shirat kanë filluar që prej mëngjesit të së martës dhe kanë vazhduar deri të mërkurën në mbrëmje.

Mbrojtja civile raportoi se ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras dhe Nea Peramos në juglindje të Athinës, të njëjta zona ku dimrin e kaluar përmbytjet morën disa jetë njerëzish.

Mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra persona dhe shumë rrugë janë mbyllur. Probleme me reshjet janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë