Greqi/ Roja bregdetare shpëton 47 emigrantë të paligjshëm (VIDEO)

Greqi/ Roja bregdetare shpëton 47 emigrantë të paligjshëm (VIDEO)

Një skaf patrullimi i rojes bregdetare, në zonën detare në verilindje të Samosit, Greqi, ka pikasur një varkë me 47 emigrantë të paligjshëm.

Skafi i transportoi 47 emigrantët, (23 burra, 12 gra, 7 djem dhe 5 vajza) në portin e Malagarit, raporton Protothema.

Emigrantët u janë dorëzuar oficerëve të Drejtorisë së Policisë dhe u transferuan në objektin e kontrolluar të mbyllur të Samos. 

Dy gra janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Samos për të marrë ndihmën e parë. 

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse