ATHINË, 3 shkurt /ATSH-AFP/ - Ekzistojnë disa mjete teknike për të fshirë borxhin grek, ku bëjnë pjesë edhe propozimet e reja të ministrit grek të Financave, Yanis Varoufakis, konfirmoi sot zëdhënësi i qeverisë greke, Gabriel Sakellaridis.
Termi "fshirje e borxhit" është përmendur fillimisht nga partia e majtë "Syriza" gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet legjislative, që i fitoi më 25 janar.
Nëse ky term nënkupton një anulim të pastër dhe të thjeshtë të një pjese të shumave të dhëna, Syriza nuk ka saktësuar mjetet për të arritur këtu.
"Qeveria ka një qëndrim konstant që konsiston në thënien se borxhi grek nuk është i qendrueshëm dhe për këtë arsye anulimi i tij është i nevojshëm. Kur ne themi anulim, kjo mund të bëhet nëpërmjet disa mjeteve teknike", deklaroi zëdhënësi i qeverisë.
"Një prej këtyre zgjedhjeve teknike është ajo që ka prezantuar dje ministri i Financave, Varoufakis për investitorët britanik", shtoi ai.
"Ajo që është e rëndësishme në këtë moment është ta bëjmë këtë borxh të qendrueshëm dhe t'i rikthejmë ajrin popullit grek", theksoi Gabriel Sakellaridis./
/ec/










