/ATSH-ANA-MPA/ - Kryeministri grek, Antonis Samaras shprehu optimizëm se presidenti i ri i Republikës do të zgjidhej nga parlamenti aktual, edhe pse dje ai dështoi në një gjë të tillë.
"Kemi edhe dy raunde të tjera. Shpresoj se do të zgjidhet presidenti i ri i republikës", deklaroi Samaras.
"Kushtet janë të vështira për vendin dhe jam i sigurt se deputetët e kuptojnë që Greqia nuk duhet të përfshihet në aventura. Dua gjithashtu të falënderoj ata deputetë që u shprehën pro Dimasit", theksoi ai.
Parlamenti grek dështoi dje në zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.
Ai nuk arriti dot të siguronte, sipas parashikimeve, 200 vota nga 300 të mundshme për emrin e kandidatit të vetëm presidencial të propozuar nga qeveria që ishte Stavros Dimas.
Dy votimet e tjera do të zhvillohen më 23 dhe 29 dhjetor dhe në rast dështimi Greqisë i duhet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, ku e majta radikale, SYRIZA është në avantazh në të gjitha sondazhet.
/Shqiptarja.com