ATHINË - Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Greqi do të zhvillohen nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Stavros Dimas, kandidati i partive Demokracia e Re (ND) dhe Lëvizja Socialiste Panhelenike (PASOK) të cilat formojnë qeverinë e koalicionit do të jetë pjesë e votimit si kandidat i vetëm. Dimas i cili në votimet e 17 dhjetorit mori nga deputetët 160 vota "pro" dhe 135 vota "jo" që të zgjidhet president, atij i duhet të marrë 200 vota.
Sipas Kushtetutës së Greqisë një kandidat për t'u zgjedhur president në raundin e parë dhe të dytë nga 300 deputetë në parlament duhet të marrë 200 vota të tyre, ndërsa në turin e tretë duhet të marrë të paktën 180 vota.
Sipas Kushtetutës në fund të raundit të 3-të të votimit që zhvillohen çdo 5 ditë, në rast se presidenti nuk zgjidhet atëherë parlamenti shpërndahet brenda 10 ditëve dhe zhvillohen zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Në qeverinë e koalicionit në parlament ND ka 127 deputetë, PASOK 28 deputetë, ndërsa Aleanca Opozitare Radikale e Majtë (SYRIZA) 71, e Majta Demokratike (DIMAR) 10, Agimi i Artë (Hrisi Avgi) 16, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) 12, Grekët e Pavarur (Anel) 12. Ndërsa 24 deputetë në parlament janë të pavarur.
- Kryeministri Smaras bën thirrje për kompromis
Ndërsa debatet politike para-zgjedhore janë në vazhdim edhe pse raundi i dytë do të mbahet nesër, Kryeministri Andonis Samaras për të ndryshuar ekuilibrat në parlament me qëllimin për të shtuar votat pro ka propozuar kompromis për opozitën. Samaras në një fjalim drejtuar popullit të mbajtur në kanalet televizive ka njoftuar se nëse zgjidhet presidenti nga kandidatët e paraqitur ai në një kohë sa më të shkurtër do të zgjerojë kabinetin me pjesëmarrjen e personaliteteve të tjera të cilët i besojnë perspektivës së vendit në BE dhe në 2015-tën "në një kohë të përshtatshme" do të bien dakord për zgjedhje të parakohshme.
Samaras duke i kërkuar deputetëve që të marrin parasysh zërin e ndërgjegjes së tyre dhe interesat kombëtare i ka kërkuar atyre që të votojnë në mënyrë të arsyeshme. Ai gjithashtu ka mbrojtur duke thënë se në një mjedis që ka zgjedhjen e polarizimit, borxhi i vendit nuk mund të negociohet në mënyrë të shëndetshme dhe ka deklaruar se rishikimi i Kushtetutës nuk do të jetë i mundur.
- Propozimi Samaras nuk u pranua nga opozita
Partia kryesore e opozitës SYRIZA e cila nuk ka pranuar propozimin e Kryeministrit Samaras është shprehur se Kryeministri e ka kuptuar se nuk do të marrë votat e mjaftueshme në zgjedhjen e presidentit prandaj dhe ka bërë një deklaratë të tillë. Në një deklaratë nga SYRIZA thuhet se "Kryeministri, ka frikë prej vullnetit të popullit, por nuk do ti shpëtojë dot. Vendi ka nevojë për një qeveri të fuqishme dhe të re, ka nevojë për një drejtim të ri. Shpresa do ta mposhtë frikën".
Edhe grupet e tjerë të partive opozitare në Parlament janë shprehur se Kryeministri po përpiqet për të ndryshuar diskursin e tij në momentin e fundit dhe duke argumentuar se ka ngelur vonë për këtë kanë njoftuar se nuk e pranojnë propozimin e bërë.
Marrë nga Anadolu Agency
(Redaksia Online)
/Shqiptarja.com