Ministri francez i Financave, Michel Sapin këmbënguli sot, gjatë një vizite të shkurtër në Athinë, në nevojën për një politike evropiane të riorientuar në mbështetje të rritjes ekonomike.
Gjatë kësaj vizite tre orëshe, ministri takoi homologun, Ghikas Hardouvelis, ministrin e Zhvillimit dhe Konkurueshmërisë, Nikos Dendias dhe atë të Reformës Administrative, Kyriakos Mitsotakis, të cilët e falenderuan për mbështetjen e Francës për Greqinë gjatë krizës.
Sapin theksoi se ishte i kënaqur që përpjekjet greke kanë nxjerrë frytet e tyre dhe se situata ishte stabilizuar, edhe pse vazhdon të mbetet e vështirë, duke i hapur rrugën një rritjeje ekonomike të nevojshme. Qeveria greke shpreson këtë vit një rritje ekonomike me 0,6 për qind pas gjashtë viteve në recesion.
Sapin kërkoi një politikë evropiane të riorientuar në mbështetje të rritjes ekonomike. Ai shtoi se presidenca italiane e Bashkimit Evropian ishte një rast i mirë për këtë riorientim./ATSH/
/Shqiptarja.com