Ndërsa sipas policisë greke deri më tani janë arrestuar 10 persona si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. 9 prej të arrestuarve janë shqiptarë dhe 1 është shtetas grek. Të arrestuarit janë të moshës 26-45 vjeç.
Gjatë operacioneve janë sekuestruar 77000 euro, katër peshore, 43 telefona celularë, 5 makina. Njëra prej makinave ishte taksi dhe përdorej për trafikimin e lëndës narkotike.
Operacioni është në vijim të një ngjarjeje të shënuar në muajin nëntor ku arrestuan 2 shqiptarë, njëri prej të cilëve një 41-vjeçar i cili besohet se është kreu i bandës dhe i lidhur me 100 raste të trafikimeve që ende janë në hetim.
Personi i dytë i arrestuar është një 29-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke transportuar 133 kg në një makinë të marrë me qira.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com