Greqi- Tableta me vlerë 7 milion euro të fshehura në një automjet tip ''BMË'' janë sekuestruar ditën e djeshme në Igumenicë. Në pranga të policisë greke ka rënë transportuesi i drogës, një 31 vjeçar bullgar.
Dyshohet se bullgari kishte arritur të transportonte tabletat e drogës nga Turqia drejt Greqisë me anë të lidhjeve me persona grekë të cilët janë në kërkim nga autoritetet vendase ndërkohë dyshohet se pikërisht kjo ngarkesë do të transportohej me anije, nëpërmjet portit të Igumenicës drejt Italisë.
Sasia e përgjithshme e drogës të cilën policia konstatoi dhe sekuestroi do të ishte 369,545 tableta.