Një grua 28-vjeçare në Selanik të Greqisë është arrestuar nga policia greke pasi shkaktoi një aksidente automobilistik.

Sipas shtypit grek, aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës.

28-vjeçarja u përfshi në një aksident me pasoja në dëme materiale, fatmirësisht pa të lënduar.

Por policia greke zbuloi se 28-vjeçarja nuk posedonte as patentë, për shkak se i ishte pezulluar më herët për një tjetër shkelje rrugore.

Ajo është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatës për masë.