Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, në pranga 3 shqiptarë! Kapen 70.66 gr kokainë, 269.8 gr kanabis dhe shuma të mëdha parash 

Policia greke ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës që ushtronte aktivitetin në zona të ndryshme të Athinës, ku në pranga kanë rënë 3 shqiptarë dhe një grek.

Sipas Protothema, nga hetimet paraprake rezultoi se bëhet fjalë për një grup kriminal me veprimtari të vazhdueshme, me strukturë hierarkike dhe me role të dallueshme mes anëtarëve të tij, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis, ndërkohë që u kryen 5 kontrolle banesash dhe një tjetër në një biznes.

Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë.

31-vjeçari Ledjo Harizi nga Luftinja e Memaliajt, si një anëtar kyç i grupit, zëvendësoi 43-vjeçarin aty ku ishte e nevojshme, duke mbajtur një biznes legjitim që grupi e përdorte për mbledhje dhe vendimmarrje. 55-vjeçari Viktor Leme nga Fier Shegani i Lushnjes, kryente shpërndarjen e drogës dhe komunikimin me “klientët”, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e drejtuesve të organizatës, ndërsa 29-vjeçari grek Spyridon Antoniou furnizohej nga grupi i mësipërm dhe shpërndante sasi kokaine dhe cannabisi.

Për sa i përket metodologjisë së funksionimit, anëtarët e organizatës komunikonin kryesisht përmes aplikacioneve online 'Viber', duke shmangur përmendjen e emrave të tyre gjatë bisedave për të vështirësuar identifikimin e tyre, ndërkohë që përdornin emra të koduar për lëndët narkotike që trafikonin. 

Policia sekuestroi:
-70.66 gram kokainë
-269,8 gram kanabis
-Një armë gjahu
-2 pistoleta
-Një revole
-Një pistoletë dhe një thikë
-84 gëzhoja
-Shuma e parave 8420 euro, 52 dollarë, 500 paund suedez dhe 1600 lekë shqiptare
-2 peshore
-9 celularë
-8 makina të përdorura për transport

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur