ATHINE - Greqia bllokon privatizimet. Një nga kushtet-bazë të marrëveshjes për ndihmë, së arritur më parë midis Athinës dhe Trojkës (FMN, Banka Qendrore Evropiane dhe BE) është braktisur menjëherë nga qeveria e re, e drejtuar nga Tsipras.
Pas mbledhjes së parë të Këshillit të Ministrave, kreu i Energjetikës Panajotis Llafazanis deklaroi se qeveria “ngrin” privatizimin e kompanisë së energjisë elektrike, ku paketën kontrolluese e mban shteti.
Po kështu, u bllokua edhe shitja e 67% të aksioneve të portit të Pireut, tashmë në proces tenderimi, ku shanset më të mëdha i kishte kompania kineze Cosco.
Nga ana tjetër, ministri i Punës Panos Skurletis deklaroi se është vendosur rritja e pagës minimale dhe paga e 13 për pensionet më të ulëta.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com