Greqi/ Shpërndanin kokainë të fshehur në kutitë e ilaçeve, iu gjetën dhe rreth 21 mijë euro, zbardhet skema që shqiptari dhe e dashura e tij greke përdorën

Greqi/ Shpërndanin kokainë të fshehur në kutitë e ilaçeve, iu gjetën dhe rreth 21 mijë euro, zbardhet skema që shqiptari dhe e dashura e tij greke përdorën

27-vjeçarja greke e arrestuar

GREQI- 3 persona u arrestuan pasi  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike në Mykononos. Mes të arrestuarve ishte një shqiptare dhe e dashura e e tij greke si dhe një izraelit, që ishte klient i tyre.

Mësohet se çifti shqiptaro-grek shiste kanabis, kokainë dhe edhe ekstazi, që konsiderohet edhe si “mbretëresha e festave”.

27-vjeçarja greke shpërndante drogën dhe jetonte bashkë me shqiptarin, ajo reklamonte jetën e luksit në Dubai dhe Mykonos, ndërkohë që thoshte se ofronte “shërbime konsulence” për pushuesit.

Mediat greke raportojnë se është marrë vendimi që çifti duhet të paraqitet në komisariat çdo datë 1 dhe 15 të muajit. 27-vjeçarja greke dhe partneri i saj shqiptar jetonin bashkë në zonën e Argyraina, ku kishin marrë një shtëpi me qira.

Ishe fillimisht 28-vjeçari shqiptar që u zbulua të premten në zonën e “Tagou”, ngjitur me portin e vjetër të Mykonos duke i shitur dy pako me kokainë me peshë 0.5 gramë dhe 0.6 gram një turisti nga Izraeli për 200 euro.Në makinën e tij iu gjetën dhe 564 euro të tjera.

Dy orë më vonë, 16:00, policia greke ka shkuar në banesën e çiftit ku kanë gjetur partneren e tij jashtë shtëpisë, të cilës iu gjetën dy pako me kokainë 3.4 gram të papërpunuar, një pako plastike Depon në të cilën kishte 5.2 gram kokainë, një tjetër pako identike me 0.7 gram kokainë dhe një tjetër të ngjashme me 0.7 gram kokainë.

U gjet një tjetër pako plastike Depon u gjet me 5,4 gramë kokainë, si dhe tre pako të improvizuara najloni me nga 0,7 gramë MDMA secila.

Gjithashtu ata kanë gjetur një shifër prej 21.740 euro në çantën e saj, të cilat vajza tha se i ka fituar nga puna e saj si menaxhere në një resort.

27-vjeçarja në momentin që është pikasur nga policia, sapo kishte hyrë në makinën e saj. Gjatë kontrollit në banesën e çiftit, gjetën një qese plastike, brenda së cilës kishte deri në 1000 pako najloni transparente hermetike të përdorura, për paketimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu u gjet një peshore Bella Cucina me kapacitet nga 2 gram deri në 5 kilogramë, një kuti kartoni me shumat e mëposhtme: 1040 euro, 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanik, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 australiane, 20 franga zvicerane.

28-vjeçari shqiptar ka pretenduar se e gjithë lënda narkotike është e tij, si dhe paratë e gjetura brenda shtëpisë, të cilat vijnë nga puna e tij në një lavazh në Mykonos. Po ashtu, ai tha se një pjesë e parave që kishte partnerja e tij një çantë, një shumë prej 15 mijë euro, janë të tij, por pa dhënë shpjegime për origjinën e tyre.

Punonjësi shqiptar i një lavazhi kishte në posedim një iPhone 13 pro Max me vlerë 1300 euro si dhe një telefon tjetër smart Samsung.

Menaxherja kishte një iPhone 12, të cilat u sekuestruan.

“Klienti im nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe kjo duket qartë nga provat e dosjes. Gjithashtu, nuk ka pasur probleme me drejtësinë si dhe nuk është konsideruar si i dyshuar për arratisje apo i dyshuar për kryerjen e veprimeve të. Ne kemi besim të pakufizuar në sistemin e drejtësisë greke dhe në gjykimin e zyrtarëve gjyqësorë”, tha avokati i tij.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë