GREQI/ Shpërthen bomba në qendër të Athinës, objektiv ishte Ministria e Punës

GREQI/ Shpërthen bomba në qendër të Athinës, objektiv ishte Ministria e Punës

Foto nga Vendngjarja

Autoritetet në Greqi janë vënë në alarm pas shpërthimit të një bombe në qendër të Athinës, e cila dyshohet se kishte objektiv Ministrinë e Punës.

Shërbimi antiterror kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ekziston frikë për një goditje të dytë. Sipas mediave greke kamerat kanë arritur të filmojë autorët.

Vlen të theksohet se autorët edhe pse ishin në dijeni të kamerave kanë qenë të vendosur për arritjen e qëllimit të tyre, raporton Protothema.

Zëvendësministri i Punës në Greqi, Vasilis Spanakis, pas shpërthimit të bombës theksoi se Ministria vijon punën normalisht dhe se punonjësit janë të sigurt.

“Dëmi material ishte i shumtë, por punonjësit janë të sigurt”, tha ai.

Ndërkohë vijojnë hetimet e autoriteteve për identifikimin e autorëve që vendosën  lëndën shpërthyese në qendër të Athinës, shkruajnë mediat greke.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja