Më shumë se 240 migrantë në një kamp të ri, të përkohshëm në ishullin grek të Lesbos, janë infektuar nga Coivid-19
Sipas raportimeve nga Agjencia e Shëndetit Publik në Greqi, rezultatet dolën pas testimit të rreth 7.000 personave.
Më 8 shtator, një zjarr që shpërtheu në kampin Moria të ishullit Lesbos, detyroi 12.000 migrantë të largohen prej aty, derisa autoritetet ndërtuan me shpejtësi një kamp të ri të përkohshëm. Gjashtë të rinj afganë përballen me akuza për zjarrvënie. U desh më shumë se një javë që shumica e azilkërkuesve të ri-strehohen në kampin e ri.
Që nga marsi, kufizimet e lëvizjes në kampin Moria ishin edhe më të rrepta për shkak të pandemisë së virusit koronavirus.
Ministri i Migracionit në Greqi, Notis Mitarachi, deklaroi sot në parlament se ata që janë përgjegjës për zjarrin "do të vuajnë dënimin e tyre në Greqi dhe më pas do të dëbohen".
Disa azilkërkues tani janë ankuar se në kampin e ri nuk kanë kushte themelore për banim.
Mitarachi tha se një kamp i ri "modern dhe i sigurt " do të ndërtohet në Lesbos - edhe pse zyrtarët lokalë e kundërshtojnë me forcë këtë veprim, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të shumicës së azilkërkuesve.
Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milion refugjatë sirianë dhe migrantë të tjerë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor, 08:59
-
Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët
21 Dhjetor, 18:33
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez
20 Dhjetor, 11:12