Greqi/ Shpërthim në një tavernë në Kalamata, 3 gra kanë vdekur (VIDEO)

Greqi/ Shpërthim në një tavernë në Kalamata, 3 gra kanë vdekur (VIDEO)

Nga taverna e djegur në Kalamata

Greqi- Tre gra të moshës rreth 35-50 vjeçare kanë vdekur mbrëmjen e sotme pas një shpërthimi në kuzhinën e një taverneje në Kalamata. Mediat greke raportojnë se një prej grave ka qenë gruaja e pronarit dhe dy të tjerat punonjëse në kuzhinë. Nuk dihet ende se çfarë ka shkaktuar shpërthimin edhe pse dyshimet e para sipas zyrtarëve të zjarrfikëses janë për një bombë gazi.

Ngjarja ka ndodhur në një ditë feste në plazhin e Kalamatës ndërkohë në ambientet e tavernës kanë qenë të pranishëm dhe pronari i lokalit si dhe 5 klientë të cilët kanë arritur në kohë të largohen dhe të shpëtojnë. 

8 zjarrfikës dhe 3 mjete janë përdorur për shuarjen e flakëve masive në tavernën e djegur të tavernës së quajtur Dyonisis.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja