Greqi/ Shqiptari drejtonte grupin e kokainës nga burgu, policia arreston dy bashkëpunëtorët e tij! Sekuestrohet 34 gr kokainë dhe 411 gr kanabis

Greqi/ Shqiptari drejtonte grupin e kokainës nga burgu, policia arreston dy bashkëpunëtorët e tij! Sekuestrohet 34 gr kokainë dhe 411 gr kanabis

Dy shqiptarë, përkatësisht të moshës 25 dhe 26- vjeç, të cilët akuzohen për trafik kokaine janë arrestuar nga policia e Rodos, Greqi.

Sipas Protothema, trafiku i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër, 31- vjeç, i cili aktualisht është i burgosur.

Policia greke ka kryer kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku janë gjetur kokainë me peshë 34 gramë, kanabis të papërpunuar me peshë 411 gramë, 17 pako me preparate farmaceutike dhe dy peshore precize, ndërsa u konfiskuan edhe para në vlerë prej 1175 euro.

31-vjeçari konsiderohet si koka e grupit, ndërsa 25-vjeçari pas hetimeve rezultoi se ishte në kërkim dhe akuzohet për qëndrim të paligjshëm në vendin fqinj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori