Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi tentoi që të vrasë duke e goditur me thikë disa herë në trup kunatën e tij në ishullin Sitia, ndersa mediat kane publikuar edhe fotot nga ngjarja.
 
Pas ngjarjes shqiptari Ilo Senja është arrestuar në Lassithi, ndërsa e plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën, pasi plagët sipas mediave greke, bazuar te mjekët janë të rënda.
 
Kunata e autorit ishte duke punuar si sanitare në një lokal në Greqi në momentin që Ilo Senja u fut dhe e goditi disa here.
 
Nisur nga hetimet e para dhe deshmive, dyshohet se shqiptari ka pasur probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët për të jetuar te motra e saj. 
Ilo Senja
Ilo Senja
(Në foto Ilo Senja duke goditur kunaten me thike)
d.b/shqiptarja.com