Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë

Greqi- Një 37-vjeçar shqiptar është kthyer në ‘tmerrin’ e hoteleve në zonën e Atikës në Greqi, teksa pamjet filmike të kamerave të sigurisë zbuluan dinamikën dhe identitetin e tij.

Pasi mësynte në këto subjekte, i dyshuari kërcënonte stafin e punonjësve dhe i grabiste.

Nga hetimet e oficerëve të Prokurorisë dhe zyrës së Hetimit të Krimeve në Policinë e Athinës, rezulton se 37-vjeçari i arrestuar ka vepruar kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe ka shënjestruar hotelet në zonat e Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarcheia.

Herën e fundit, (15 mars) ai hyri në hotelin e synuar, duke pretenduar se ishte klient me letërnjoftim fals dhe nën kërcënimin e armës u tërhoqi paratë punonjësve nga kasa.

Pas kontrollit dhe arrestimit të tij, iu gjet dhe u sekuestrua një pistoletë plastike të cilën e kishte përdorur gjatë grabitjeve, një kartë identiteti false, një patentë shoferi fals, një sasi e vogël kanabisi të papërpunuar dhe një shumë prej 405 euro, informon media greke. 

Ajo që ka habitur më shumë hetuesit ishte fakti se ai hyn qetësisht në hotele, i pamaskuar apo kamufluar dhe teksa nxjerr nga xhepi armën në dukje të vërtetë, bën sikur e mbush për shkrepje dhe ja drejton punonjëses në sportel. Kjo e fundit i bindet dhe i jep të gjitha paratë nga sirtari i kasës.

Frika e punonjëses është e madhe teksa ndjen pistoletën në kurriz, aq sa e shokuar pasi autori largohet, mbërthen kokën me të dyja duart për të marrë frymë thellë dhe harron se duhet të ngrihet e të denoncojë. Pasi kalojnë disa sekonda, lëviz nga karrigia, hedh vështrimin nëse autori është larguar dhe nis të njoftojë për ngjarjen.

Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur pesë raste të grabitjeve në Skaramangas, Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarchia. 

Gjithashtu, ndaj tij ishin në pritje dy urdhër-arreste dhe një urdhër për grabitje në seri dhe armëmbajtje pa leje.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Skualifikimi i paprecedentë në Formula 1, Ferrari tregon pse Hamilton dhe Leclerc u përjashtuan nga Çmimi i Madh i Kinës

Skualifikimi i paprecedentë në Formula 1, Ferrari tregon pse Hamilton dhe Leclerc u përjashtuan nga Çmimi i Madh i Kinës