Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Galatasi të Athinës, të cilin mediat greke e cilësojnë si të pashembullt. Disa persona kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur, kishin bërë një porosi online dhe shpërndarësi ishte me origjinë shqiptare.
Ky i fundit shkoi në adresën që ishte kryer porosia dhe djemtë i kërkuan që të ngjitej lart. Një prej tyre i hodhi çelësat që ai të ngjitej në banesë dhe t’ja çonte kafet në shtëpi, por shqiptari nuk kishte pranuar dhe kështu nisi një debat i ashpër mes tyre, shkruan Prothotema.
Punonjësi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shkoi në dyqanin ku punonte, por burri që kishte bërë porosinë e ndoqi së bashku me dy shokët e tij. Kur e pa shpërndarësin, djali nisi të qëllojë me armë, teksa nuk pati të lënduar. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga Policia.
Duhet të kenë qenë edhe ata shqiptarë....a themi se në Greqi shumica janë arvanitas?!!
Përgjigju