Greqi/ Shqiptari rreh egërsisht partneren dhe hidhet nga ballkoni

Greqi/ Shqiptari rreh egërsisht partneren dhe hidhet nga ballkoni

Foto ilustruese

GREQI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Kretës mbrëmjen e djeshme, e cila përfundoi me arrestimin e një 25-vjeçari shqiptar. I riu dyshohet se ka rrahur me shkelma dhe grushta në kokë dhe fytyrë të dashurën e tij, po nga Shqipëria në banesën e saj.

Sipas mediave greke, 25-vjeçari ka shkuar tek rezidenca studentore ku jetonte partnerja e tij. Më pas e ka sulmuar në banesë duke e goditur me shkelma dhe grushta.

24-vjeçarja duke dashur të vetëmbrohet e ka shtyrë shqiptarin drejt ballkonit duke mbyllur derën.

Më pas shqiptari është hedhur nga ballkoni në tokë, duke marrë disa lëndime dhe është larguar nga zona. Ai shkoi në spital për ndihmën mjekësore, më pas policia regjistroi një kallëzim ndaj tij për dhunën në familje dhe është vënë në pranga.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrante: 11/03/2024 17:54

    Mos i dalte tuni prej anej . Ishalla i hedhin celesin me det. Kush ngren d'ore Kunder femres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?