Një vajzë shqiptare  banuese në Chalkida të Greqisë, ka denoncuar në polici xhaxhain e vet për përdhunim.

Mediat greke kanë raportuar se vajza 17-vjeçare ka thënë se xhaxhai e ka përdhunuar për 7 vite , ndërsa në vitin 2016 e mitura ka tentuar të vrasë edhe veten.

Në dosjen hetimore thuhet se vajza është përdhunur nga xhaxhai u vet në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë ku jetonte vajza. Mediat greke nuk raportojnë identitetin e të akuzuarit.

Gjykata ndaj të akuzuarit  ka vendosur masën e sugurisë “detyrim  paraqitje” një hërë në muaj në polici si dhe ka ndaluar  daljen nga Greqia. Gjithashtu ai është ndaluar të komunikojë  me mbesën e tij, e cila e ka denoncuar për përdhunim, por ky i fundit ka mohuar akuzat në adresë të tij, transmetojnë mediat greke.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com