Greqi, shtypi përshëndet marrëveshjen

Greqi, shtypi përshëndet marrëveshjen
ATHINE- Shtypi grek përshëndeste sot marrëveshjen "historike" për një qeveri të unitetit, për të cilën socialistët në pushtet dhe opozita e djathtë ranë dakord "në minutën e fundit" nën presionin e kredidhënësve të Greqisë, pas një jave thrilleri politik.

"Më në fund, hapi i parë i madh për shëndetin e vendit, u hodh", shprehte kënaqësinë në faqen e parë e përditshmja e madhe proqeveritare "Ta Néa".

Gazeta shkruan se "Greqia jetoi një ditë historike (...) pas një fundjave makthi" dhe se dy drejtuesit politikë, kryeministri i deritanishëm Jorgos Papandreu dhe lideri i të djathtës "Demokracia e re", Antonis Samaras, "hodhën gurët e themelit për një qeveri bashkëpunimi, ndërsa e gjithë bota i kishte drejtuar sytë mbi vendin".
"Ta Néa", ashtu si të tjera të përditshme përmendin si kryeministër të mundshëm të vendit ish-presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Lucas Papademos, që gëzon një reputacion të mirë në qarqet financiare.

Për gazetën liberale "Kathimerini", marrëveshja Papandreu-Samaras për krijimin e një qeverie "është fitorja e parë".

"Populli grek mundi të marrë frymë dje (të dielën) kur dy liderët arritën më në fund një marrëveshje historike me ndërhyrjen e kryetarit të Shtetit, Carolos Papoulias", njofton gazeta.

"Marrëveshja e fundit për unitetin kombëtar përpara katastrofës", ishte titulli i faqes së parë të së përditshmes financiare "Naftémporiki", duke nënvizuar se është fjala për "një marrëveshje historike" për të shpëtuar vendin nga falimentimi, duke cituar burime qeveritare.

Ethnos (qendra e majtë) përshëndet gjithashtu "marrëveshjen historike për unitetin kombëtar" ndërsa Eleftero Tipia (e djathtë) përshëndet "rënien e Papandreut dhe faktin që zgjedhjet legjislative të parakohshme do të mbahen më 19 shkurt".

Papandreu, që është angazhuar të japë dorëheqjen në shkëmbim të një qeverie të unitetit kombëtar dhe rivali i tij Samaras, një kundërshtar i ashpër deri tani i masave të rrepta të diktuara nga BE-ja dhe FMN-ja, ranë dakord të dielën për një qeveri të unitetit kombëtar për të miratuar marrëveshjen e 27 tetorit në Bruksel për shpëtimin e vendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në shkurt.
(atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë