Greqi/ Situatë alarmante, 39 viktima nga virusi i gripit, mes tyre edhe fëmijë

Greqia është përfshirë nga epidemia e gripit. 39 persona të moshave të ndryshme, nga të mitur deri në 90 vjec, kanë humbur jetën. Mes viktimave raportohen edhe dy fëmijë, një foshnje 15 muajsh dhe vajzë 6 vjeçare, si dhe të rinj të moshave 25, 34 dhe 39 vjeç.

Të gjitha viktimat janë nga grupet e përfshira në vaksinimin e detyrueshëm, sipas udhëzimeve  të qendrës greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ndërkohë, 165 pacientë në gjendje të rëndë po kurohen në gjendje të rëndë në klinikat e reaminacionit të vendit.

Qendra përkatëse thekson se epidemia ishte e pritshme dhe se sistemi nuk kishte mjaftueshëm vaksina në tregun farmaceutik për të përballuar kërkesat emergjente. 50.000 vaksinat ekstra u shpërndanë në farmacitë greke vetëm brenda 3 ditëve të fundit.

Sivjet vihet re një rritje e ndjeshme e të prekurve nga virusi i gripit H1N1, ndërkohë që, gripi sezonal A në kombinim me probleme të tjera shëndetësore vijon të kërcënojë jetën e pacientëve. Epidemia e gripit pritet të zgjasë deri në fund të marsit. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja