Greqi, sondazhi i 'Pulse', në avantazh 'Nea Dimokratia'

Greqi, sondazhi i 'Pulse', në avantazh 'Nea Dimokratia'

Sondazhi i fundit i “Pulse” përpara votimit të së nesërmes në Greqi, konfirmon avantazhin e fortë të qendrës së djathtë Nea Dimokratia (36%) kundër të majtës së Syriza (28%), edhe pse 'hendeku' midis dy partive kryesore helenike është zvogëluar në javët e fundit.

Sipas sondazhit të “Pulse”, “Lëvizja për Ndryshim” ka të sigurta 7%, Partia Komuniste 5%, neonazistët të Agimit të Artë 4%, “Diem25” e ish-Ministrit të Financave Janis Varoufakis 3% dhe po kaq partia e ultranacionalistëve pro-rusë të 'Elliniki Lysi'.

Nëse këto indikacione do të konfirmohen në votim, “Nea Dimokratia” do të kishte një shumicë absolute në AgimiParlament, 155 nga 300 deputetë dhe nëse njëra prej partive më të vogla nuk arriti të tejkalojë pragun prej 3%, shumica do të rritet në 159.

Të dy liderët, Kyriakos Mitsotakis (Nd) dhe Alexis Tsipras kanë nisur të apelojnë për pjesmarrje sa më të madhe në votime.

 

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)