GREQI- Liderët politikë fitues në zgjedhjet parlamentare të 6 majit në Greqi, do të mblidhen sot, për të krijuar një qeveri të përkohshme, e cila do të përgatisë zgjedhjet e reja. Ndërkaq pas krijimi të qeverisë teknike, pritet betimi i saj në Kuvend, e më pas presidenti do të dekretojë datën e zgjedhjeve që pritet të jetë mesi i qershorit, osë më saktë mes datave 10-17 qershor. Një ditë më parë konsultimet dy orëshe për krijimin e një qeverie uniteti, nuk qenë rezultative.
Mediat e huaja shkruajnë sot se Greqia është zhytur në kaos. Situata e krijuar pas mos gjetjes së një kompromisi për krijimin e qeverisë së re ka shkaktuar kolaps në bursën e Athinës, e cila ka pësuar rënie me -4%.
Ndërkaq shefja e FMN-së, Christine Lagarde, deklaroi dje se 'dalja e Greqisë nga euro është tashmë një nga opsionet' . Por krej të kundërtën deklaroi Presidenti i Eurogroup, Jean Claude Juncker , sipas të cilit me rëndësi është formimi i qeverisë greke, e cila do të zbatojë programin e dytë rregullues, por e cilësoi “absurditet dhe propagandë”, daljen e Greqisë nga euro.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com