Greqi - Një incident i përgjakshëm ndodhi në orët e para të së hënës në zonën e Agios Dimitrios në Athinë, ku u plagos pronari i një lokali, 70-vjeçar, dhe djali i tij, 39-vjeçar, Negri Sinovarfaj.
Sipas mediave ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” dhe ka hapur zjarr ndaj dy shqiptarëve.
Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi siç bëjnë me dije mediat Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.
Komente











