Greqi, sulmohen me bombola
gazi shtëpitë e gazetarëve

Greqi, sulmohen me bombola <br />gazi shtëpitë e gazetarëve
GREQI - Banesat e disa prej gazetarëve më të njohur në Greqi janë bërë objekt sulmi që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mjete shpërthyese të improvizuara me bombola gazi janë vendosur në disa zona të Atikisë në kryeqytetin grek, por nuk ka patur pasoja në njerëz.

Njëra nga bombolat ka shpërthyer në pragun e shtëpisë të presidentit të agjencisë së lajmeve MNA, Antonis Skillakos duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Bombolat e tjera kanë shpërthyer rreth orës 03:40 në Kolonaki, para shtëpisë së Jorgos Ikonomeas dhe tjetra rreth orës 04:10 në Agjia Paraskevia pranë shtëpisë të Antoni Liaru.

Gjithashtu, shpërthime ka patur edhe në zonën e quajtur Penteli tek shtëpia e Antoni Skillaku. Nuk ka mbetur pa prekur as banesa e Kristos Kosta në zonën e Marusit dhe Petro Karsiotit në zonë e Alimos.

Në secilën nga shtëpitë kanë mbërritur zjarrfikëset dhe punonjësit e forcave të policisë, ndërsa departamenti i sigurisë ka nisur menjëherë hetimet.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi