Greqi, tentohet të grabitet familja
shqiptare,vdes gruaja,rëndë burri

GREQI- Një shqiptare ka mbetur e vdekur, ndërsa burri i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Athinë pas një tentative grabitje që ndodhi në banesën e tyre gjatë natës.
 
Sipas mediave greke, gjatë natës banesa e një familje shqiptare në lagjen “Peristeri” të Athinës është tentuar që të grabitet nga dy persona të armatosur dhe të maskuar.
 
Ata kanë hyrë në banesën e familjes shqiptare, ndërsa kanë hasur në rezistën e kryefamiljarit 53-vjeç, i cili është plagosur, ndërsa gruaja e tij 50-vjeçe ka gjetur vdekjen nga të shtënat me armë zjarri.
 
Ngjarja ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të çiftit 18 dhe 28 vjeç, të cilët u thanë agjentëve se grabitësit, me shumë gjasa ishin shqiptarë
 
Nisur nga hetimet e para dyshohet se autorët mund të jenë të njohur të familjes, pasi ishin në dijeni të gjendjen së mirë ekonomike.
 
Policia greke vazhdon hetimet, ndërsa për të ndihmuar në kapjen e autorëve priten edhe analizat e ADN-je së grabitësve nisur nga gjurmët që kanë lënë.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve