GREQI - Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Symi. Mëngjesin e djeshëm ai ka hyrë në një kafene të ishullit Symi dhe ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare, e cila ishte pronare e lokalit.
Vajza ka mundur të lajmërojë policinë, e cila ka ardhur në vendngjarje.
Shqiptari bëri rezistencë ndaj efektivëve dhe sipas mediave greke i ka sulmuar.

Më pas 30-vjeçari është vënë në pranga.
G.K/Shqiptarja.comKomente

