GREQI - Një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter ka ndodhur të shtunën pasdite (15 shkurt) në malin Athos, në orën 18:11.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në perëndim-veriperëndim të Karyas, me një thellësi fokale prej 12 kilometrash. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Selanik.
Përpara këtij tërmeti, në orën 17:21, një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 Rihter ka ndodhur në të njëjtën zonë.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 11 kilometra në perëndim-veriperëndim të Karyas, me një thellësi fokale prej 13 kilometrash.
G.K/Shqiptarja.comKomente

