Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët

Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët

Harta e tërmetit në Greqi, zona e Patras

Greqi- Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka shkundur pasditen e sotme (21 Dhjetor) Greqinë. Epiqendra u raportua se ishte në zonën e Thermos, në Etoloakarnanisë të Patras.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet afërsisht 5 kilometra në veriperëndim të Thermos, ndërsa thellësia fokale është afërsisht 18 kilometra. Ka rënie masive gurësh, dherash, dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar.

Tërmeti, i cili ndodhi pak para orës 18:30 me orën greke (17:30 me atë shqiptare), është ndjerë në shumë zona të Aitoloakarnanisë, Akaisë dhe Fokidës. Paniku te banorët është i madh për paslëkundje. Edhe autoritetet tregohen të vetëpërmbajtura.

"Ky është sistemi i prishjeve Trichonida. Kjo zonë ka një histori tërmetesh me magnitudë 4,5 deri në 5 ballë. Nuk është e pazakontë për zonën”, thotë për median greke Athanasios Ganas , drejtor i kërkimeve në Institutin Gjeodinamik .

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 38 km në veriperëndim të Patrës. ka panik te banorët e Termos. Autoritetet tremben për paslëkundje sizmike më të forta, pasi u kujton vitin 2007, kur pati edhe viktima.

Mediat raportojnë se paniku ka përfshirë banorët e Termos, pas tërmetit që u regjistrua në orën 18:30 të mbrëmjes së sotme, me atë lokale. Nuk raportohen të lënduar, por ka dëme materiale dhe shkëputje masive gurësh.

Më e keqja është se kjo zonë njihet për prekjen nga tërmetet dhe paslëkundjet, ndaj dhe frika është e madhe, sepse banorëve u kujton vitin 2007.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Tërmeti në Patra, shkëputje masive gurësh dhe panik te banorët! Autoritetet tremben për paslëkundje sizmike më të forta: Na kujton 2007-ën!

Pamje nga tërmeti i vitit 2007 në Patra

Paniku ka përfshirë banorët e Termos në Patra të Greqisë, pas tërmetit që u regjistrua në orën 18:30 të mbrëmjes së sotme, me atë lokale. Nuk raportohen të lënduar, por ka dëme materiale dhe shkëputje masive gurësh.

Më e keqja është se kjo zonë njihet për prekjen nga tërmetet dhe paslëkundjet, ndaj dhe frika është e madhe, sepse banorëve u kujton vitin 2007.

“Tërmeti që u ndje rreth orës 18:30 të pasdites shkaktoi panik te banorët e Thermos, por edhe te zonat fqinje”, tha kryebashkiaku i Termos, Spyros Konstandaras .

Gjithashtu për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, deri më tani janë raportuar rënie gurësh në rrjetin rrugor krahinor që lidh zonën e Thermosit me Nafpaktosin, por edhe në zonat malore të bashkisë.

Kryebashkiaku vuri në dukje se “shpresojmë të jetë tërmeti kryesor, sepse lëkundjet zgjuan kujtimet e tërmetit të fortë që kishte ndodhur në zonën tonë në prill të vitit 2007 dhe kishte shkaktuar shkatërrime të mëdha”.

“Trichonida njihet për lëkundjet sizmike dhe presim të shohim se si do të zhvillohet fenomeni, pasi ka pasur disa pasgoditje, por jo shumë të tjera”, tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Patrës, dhe drejtori i Laboratorit të Sizmologjisë, Efthymios Sokos .

Gjithashtu, ai tha se “duke pasur parasysh sekuencën sizmike që patëm në prill të vitit 2007 ku u regjistruan tre deri në katër tërmete, me magnitudë afër 5 gradë të shkallës Rihter, është pak e rrezikshme të bëjmë vlerësime tani për evoluimin e fenomenit". 

Njëkohësisht ai theksoi se “në zonë ka edhe defekte të tjera, të cilat janë të rëndësishme dhe nuk e dimë nëse do të aktivizohen”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty