Greqi - Dy grupe të rinjsh shqiptarë, rreth 26 persona u përleshën dy herë në qendër të Athinës. Tre prej tyre mbetën plagosur rëndë me thikë në pjesën e gjoksit.
Gjatë sherrit përveç thikave ata përdorën shkopinj e leva, shkruan Prothotema.gr.
Sipas mediave greke arsyeja e sherrit, sipas asaj që deklaruan të arrestuarit Policisë së Sigurisë së Athinës, ishte një vajzë. Megjithatë, ka indikacionese motivi i vërtetë pas dhunës ishte trafiku i drogës.
Në kontrollet e kryera në shtëpitë e të akuzuarve, u gjetën dhe u sekuestruan: 97 gramë kanabis i papërpunuar, 52 gramë kokainë, 51 gramë metamfetaminë dhe 6 thika.
Komente






